LAJMI I FUNDIT:

Vërshime e breshër në Istog

Vërshime e breshër në Istog

Kosova gjatë kësaj jave është duke u përballur me mot jo stabil. Si rezultat i kësaj Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  (IHMK) ka njoftuar se sot pritet të ketë stuhi shiu dhe breshër.

E me një situatë të tillë tashmë kanë filluar të përballen disa komuna.


Reshjet e shiut në orët e paradites në qytetin e Istogut kanë bërë që disa rrugë të vërshohen nga uji, gjersa nuk ka munguar as breshëri.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve që po përballemi me mot ekstrem.

Kujtojmë se të hënën në Prishtinë si pasojë e erërave të fuqishme është rrëzuar një lis, i cili ka lënë të vdekur një 30 vjeçar, derisa e lënduar ka mbetur edhe një 35 vjeçare. /Telegrafi/