Një nënë nga Lanakshire e Anglië ka shqetësuar ndjekësit e saj në Snapchat, ku postoi një video në të cilën shihet duke i dhënë verë, të bijës së saj të vogël.

Ngjarja është shpërndarë menjëherë, ndërsa veprimi saj shqetësues është kritikuar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Madje, shumë njerëz kërkuan që ajo të identifikohet dhe t’i jepet dënimi i duhur për ketë veprim.

Mirëpo, të tjerë mendojnë se në shishe nuk kishte verë, por lëng apo ujë.

“Fëmija nuk kishte reagim, sepse piu lëng. Ajo vetëm po kërkon vëmendje”, ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/