LAJMI I FUNDIT:

Venera Lumani dhe Lind Islami vijnë me duetin e ri “Sytë”

Venera Lumani dhe Lind Islami vijnë me duetin e ri “Sytë”

Çifti i njohur shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë ardhur me një projekt të ri muzikor.

Dyshja kanë publikuar këngën me titullin “Sytë” që e shoqëruar edhe me videoklip të realizuar nga Papadhimitri Production.


Producent i këngës është Elgit Doda, teksa për muzikën është përkujdesur vet Lindi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë, teksti i këngës është shkruar nga Venera, me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.

Kënga gjendet e plotë tashmë në kanalin zyrtar në YouTube të dy artistëve.

Të dy janë tejet aktiv me projekte muzikore, kjo këngën vjen pas asaj “Gjysma ime” që Venera dhe Lindi sollën në shkurt të këtij viti. /Telegrafi/