LAJMI I FUNDIT:

Vendosi ta feston 18-vjetorin e lindjes duke u hedhur me parashutë, vajza nga Meksika humb jetën – dëshmitarët filmojnë gjithçka (Foto/Video)

Vendosi ta feston 18-vjetorin e lindjes duke u hedhur me parashutë, vajza nga Meksika humb jetën – dëshmitarët filmojnë gjithçka (Foto/Video)

Një vajzë kishte vendosur që ditëlindjen e 18-të ta festojë duke u hedhur me parashutë së bashku me instruktorin, por në një moment parashuta e tyre nuk ishte hapur dhe kontaktin e parë që e patën me tokën, humbën jetën.

Vanessa Ivonne Melendez Cardenas sapo kishte mbushur 18-vjet, dhe kishte vendosur ta festojë këtë datë të rëndësishme duke u hedhur me parashutë nga 400 metra lartësi në Tequesquitengo në Meksikë, transmeton Telegrafi.


Videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq momentin kur nxënësja e shkollës së mesme dhe instruktori Mauricio Gutierres Castillo, 34-vjeç, fillojnë të bien me shpejtësi të madhe nga qielli.

Përveç dyshes edhe katër persona tjerë ishin hedhur me parashutë, por kishin zbritur në tokë pa ndonjë problem. Kurse një burrë dëgjohet në video duke pyetur një vajzë nëse Melendez Cardenas është gati për hedhje.

Megjithatë pa kaluar pak sekonda shihet parashuta e 18-vjeçares dhe instruktorit duke rënë më shpejtësi të madhe në tokë, dhe në një moment përplasen fuqishëm.

Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupat e Melendez Cardenas dhe Gutierres Castillo në një fushë të gjelbëruar. Ndërkaq kompania meksikane që kishte organizuar hedhjen me parashuta, pretendon se rënia fatale nuk ishte shkaktuar për shkak të problemit të parashutës.

Jorge Gaitan, drejtor i Albatros Parachuting pretendon se aksidenti ishte shkaktuar nga njëri prej viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori