Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë së legjislaturës së shtatë, bëri të ditur se seanca konstituive për legjislaturën e tetë do të mbahet më 22 mars.
“Sapo përfunduam mbledhjen e kryesisë, ku rend dite ishte përgatitja për seancën konstituive të legjislaturës së tetë. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesia e legjislaturës së kaluar. U vendos që seanca konstituive e legjislaturës së tetë të mbahet më 22 mars, të hënën në orën 10:00”, tha Nagavci.
Ajo shtoi se në këtë mbledhje u diskutuan edhe çështje teknike si dhe për vendosjen e deputetëve në seancë.
Ndryshe, një ditë më parë u.d e Presidentes, Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251