LAJMI I FUNDIT:

Me vendimin e fundit të Qeverisë, kompensohen financiarisht policët që kanë punuar në orar të zgjatur

Me vendimin e fundit të Qeverisë, kompensohen financiarisht policët që kanë punuar në orar të zgjatur
Foto: Arkiv

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është marrë vendim i ri për masat anti-Covid ku do të përfitojnë edhe policët e Kosovës.

Në pikën 20 të vendimit të qeverisë tregohen modalitetet se si do të kompenzohen orët shtesë të zyrtarëve policor gjatë kohës së pandemisë.


“1. Për pagesën e orëve shtesë, për diferencën e papaguar të orëve mbi normën e lejuar (40 orë punë) të krijuara pas datës 15 Mars 2020 deri më 31 gusht 2020, në vlerë totale prej 4,792,046 € (katër milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e katër dhjetë e gjashtë €), si në vijim:

1.1. 50% e këtyre mjeteve (2,396,023 Euro) do të paguhen me pagën e muajit shtator 2020, ndërsa

1.2. Pjesa e mbetur në muajt në vijim, në varësi të disponueshmërisë së mjeteve në dispozicion, në kategorinë e pagave dhe shtesa.

1.3. Për pagesën e shtesës mbi pagën bazë, në vlerë prej 100 Euro në muaj, për muajt korrik, gusht dhe shtator 2020, në vlerë totale prej 1,593,400 Euro (Një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tremijë e katërqind €).

Pagesa e orëve shtesë, si dhe shtesës në pagë bëhet në bazë të listave të bashkëngjitura këtij vendimi, të aprovuara nga Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që konfirmojnë përputhshmërinë e listave emërore të përgatitura dhe aprovuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës”.

Këtij vendimi i është gëzuar edhe ministri i Brendshëm, Agim Veliu.

“Mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës.

Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19”, ka shkruar Veliu në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori