LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Trump, Hamasi palestinez: Kryengritje të re kundër Izraelit

Vendimi i Trump, Hamasi palestinez: Kryengritje të re kundër Izraelit

Grupi militant palestinez Hamas ka bërë thirrje për një kryengritje të re kundër Izraelit pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin hebre.

“Ne duhet të kërkojmë dhe duhet të punojmë për fillimin e një intifade përballë armikut sionist”, tha kreu i Hamasit Ismail Haniyeh, në një fjalim në Gaza të enjten, raporton Reuters.


Udhëheqësit botërorë shprehën shqetësim serioz për vendimin që mund të çojë në destabilizimin e rajonit.

Protestat anti-SHBA shpërthyen pothuajse menjëherë pas deklaratës së Trump-it të mërkurën, ndërsa palestinezët ishin të parët që dolën në rrugë, duke bërë thirrje për tri ditë zemërim kundër vendimit.

Vendimi është mirëpritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, përcjell oranews.al, i cili e falënderoi Trump dhe tha se ai beson se “shumë” vende të tjera do të ndjekin shembullin e njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Egjipti dhe Jordania thanë të mërkurën se refuzojnë vendimin e SHBA. Liga Arabe pritet të zhvillojë një takim urgjent të shtunën për të diskutuar zhvillimet, tha kreu i delegacionit palestinez.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se masa shpërfill rezolutën e OKB-së për statusin e vitit 1980, duke shtuar se “marrja e një hapi të tillë e hedh rajonin në një rreth zjarri”. Arabia Saudite e quajti hapin “të papërgjegjshëm dhe të pajustifikuar”.

Ndërkohë, Papa Françesku tha se nuk mund të “heshte” dhe foli për “ankthin e madh” të tij rreth vendimit, ndërsa BE shprehu “shqetësim serioz”.

“Nuk mund të rri në heshtje për shqetësimin tim të thellë për situatën që po zhvillohet ditët e fundit”, tha Papa në auditorin e tij të përjavshëm në Vatikan.

“Jerusalemi është një qytet unik,” shtoi ai, “i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, ku respektohen vendet e shenjta për fetë përkatëse.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori