LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për 24 hektarët rreth Manastirit të Deçanit, historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Vendimi për 24 hektarët rreth Manastirit të Deçanit, historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, konsideron se bartja e pronave te Manastiri i Deçanit me urdhër të kryeministrit Albin Kurti dhe zbatimi i tij nga Agjencia Kadatsrale e Kosovës, paraqet sulmin më të madh juridik ndaj rendit kushtetues pas pavarësisë.

Pas analizës së bërë zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” e që bazën e ka në akt dhuratat dhe ligjet e kohës së Sllobodan Millosheviq, historianët e Deçanit vlerësojnë se ka ardhur koha që Albin Kurti të jep dorëheqje.


“Kosova është rasti i parë në Evropë, i cili zbaton ligjet e ish-vendit kolonial Serbisë dhe i njeh si të aplikueshme ligjet e ish-pushtetit sundues dhe rasti i pronave në Deçan është një argument i padiskutueshëm. Dorëheqja e Kurtit nga detyra e kryeministrit është më se e nevojshme dhe tepër e domosdoshme për faktin se ai shkeli mbi fjalën e tij të dhënë, e të proklamuar që mbi dy dekada, madje e rikujtojmë se ai për ditë të tera e kishte bllokuar e rrethuar Komunën e Deçanit me të vetmin qëllim që të kundërshtonte pretendimet e kreut të Manastirit të Deçanit karshi Deçanit dhe pronave publike si dhe në kohen e tij dhe nga ai vetë u lejua zbatimi i vendimeve të Millosheviqit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, Gola i LVV-së: Po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës
Lexo po ashtu Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, Gola i LVV-së: Po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që me procedurë të përshpejtuar të miratojë një ligj special me të cilin do t’i shpallë të pavlefshme të gjitha ligjet, vendimet, akt-faljet dhe aktet nënligjore e regjimit të Millosheviqit për Kosovën e sidomos për pronat e kishave dhe manastireve që janë ndërtuar në Kosovë gjatë periudhës 1989-1999.

QUINT-i mirëpret veprimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu QUINT-i mirëpret veprimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

“Është koha e fundit që të miratohet një ligj i tillë, pasi rasti i pronave në Deçan është precedent i rrezikshëm për Kosovën, i cili do të hapë probleme të pariparueshëm për Kosovën dhe rendin tonë kushtetuese e juridik. Në lidhje me këtë ligj vite me parë i kemi dërguar edhe një shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, por kjo çështje mbeti në harrese nga përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës”, përfundon reagimi.

Gjini: Vendimi për Manastirin e Deçanit i rëndë, edhe më të rëndë e bëri Kurti
Lexo po ashtu Gjini: Vendimi për Manastirin e Deçanit i rëndë, edhe më të rëndë e bëri Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i kanë kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës ta zbatojë vendimin e Kushtetueses lidhur me 24 hektarë rreth Manastirit të Deçanit, për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës kishte para vetes dy opsione – të zbatojë vendimin e Kushtetueses e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit, andaj vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori