LAJMI I FUNDIT:

Vendimet e Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese ndaj Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit kthehen nga Senati në rishqyrtim

Vendimet e Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese ndaj Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit kthehen nga Senati në rishqyrtim

Të martën e 31 janarit Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dalë me një njoftim përmes të cilit ka thënë se në mbledhjen e 30 janarit të Senatit të UP-së, në pikën e dytë të rendit të ditës, u konfirmua gjetja e Këshillit të Etikës së UP-së, e cila i shpallë plagjiatorë profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

“Tashmë gjetja e ORCA-s që këta të dy janë plagjiatorë, e cila për herë të parë u bë publike në vitin 2021, e mban edhe vulën e Senatit të Universitetit të Prishtinës edhe atë të Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës” – ishte thënë ndër të tjera në njoftimin e bërë nga ORCA.


Ndërkaq, në një përgjigje për KALLXO nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) kanë bërë të ditur se vendimet e Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese të shqiptuara ndaj profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati janë kthyer nga Senati për shqyrtim të sërishëm.

“Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e rregullt të datës 30.1.2023, i ka konfirmuar vendimet e Këshillit të Etikës, me nr. prot. 5/67, 5/68, 5/69, 5/70, 5/71, 5/72, 5/73, të datës 9.12.2022, si dhe vendimin me nr. prot. 5/500, datë 21.12.2022. Këto janë vendime të Këshillit të Etikës për konfirmim të masave ndëshkuese të shqiptuara për shkelje të rënda disiplinore, të shqiptuara me vendimet paraprake, e të cilat janë kthyer nga Senati për shqyrtim të sërishëm dhe konfirmim nëse masat janë adekuate dhe në raport të drejtë me shkeljen e kryer disiplinore”– thuhet në përgjigje.

Gjithashtu, nga rektorati i UP-së kanë bërë të ditur se momentalisht këto vendime të Senatit për konfirmim të vendimeve të Këshillit të Etikës nuk janë të ekzekutueshme për arsye se pasi palët e pakënaqura mund ta ushtrojnë të drejtën e ankesës brenda afateve të cilat i parasheh legjislacioni në fuqi.

“Sipas përcaktimit të paragrafit 3 të nenit 9 [E drejta e ankesës] të Rregullores me nr. prot. 857, datë 11.4.2017, për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës, vendimi i Senatit si shkallë e parë për shkelje të rëndë, mund të ankimohet pranë Këshillit Drejtues të UP-së. E drejta e ankesës ndaj vendimeve të organeve të Universitetit është e rregulluar edhe në nenin 189 të Statutit”- thuhet tutje në përgjigje.

Mediumi ka provuar të marrë një qëndrim nga profesorët Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati në lidhje me njoftimin e bërë nga ORCA.

“Jo, nuk kam çka me komentu për një çështje që tash e dy vjet flitet. Nuk kam asgjë çka komentoj përveç atyre që i kam deklaruar dhe nuk jam i interesuar fare të merrem me këtë çështje”, ka deklaruar Dugolli.

“Jo, jo, unë nuk kam pranuar, pyet në rektorat mos më pyet mua, unë nuk kam qenë aty, nuk kam marrë pjesë”- ka vijuar Dugolli.

Po ashtu mediumi i ka dërguar pyetje edhe Ardian Kastratit dhe ka provuar të marrë një përgjigje nga ai por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Kastrati nuk ka kthyer përgjigje.

Në qershor të vitit 2021 ORCA kishte mbajtur një konferencë për media ku kishte akuzuar për plagjiaturë dy profesorët e këtij Universiteti, Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin.

Dibran Hoxha nga ORCA para mediave kishte thënë se, ky aksion kishte filluar pas marrjes së një denoncimi anonim për plagjiaturë në punimin ‘Diplomacy Through the Ages  of Histori: Theorotical Analysis of the Concept”, me autorë Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli i publikuar në vitin 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori