LAJMI I FUNDIT:

Vendet arabe dënojnë ashpër deklaratën e politikanit holandez Wilders, se palestinezët duhet të zhvendosen në Jordani

Vendet arabe dënojnë ashpër deklaratën e politikanit holandez Wilders, se palestinezët duhet të zhvendosen në Jordani

Shtetet arabe dënuan deklaratat e Geert Wilders, politikanit të ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet e kësaj jave në Holandë.

Autoriteti Palestinez e etiketoi deklaratën e tij se palestinezët duhet të zhvendosen në Jordani, si një thirrje për përshkallëzim të agresionit kundër popullit të tyre dhe ndërhyrje të hapur në punët dhe të ardhmen e tyre, transmeton Telegrafi.


Jordania dënoi ashpër deklaratën e holandezit Wilders, e Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Jemeni dhe Liga Arabe ndoqën shembullin.

“Deklaratat e papërgjegjshme të parlamentarit holandez Geert Wilders konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe refuzohen dhe dënohen”, shkroi në X ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Holandë.

Izraeli paralajmëron palestinezët të mos lëvizin në veri të Gazës gjatë armëpushimit
Lexo po ashtu Izraeli paralajmëron palestinezët të mos lëvizin në veri të Gazës gjatë armëpushimit

Politikani populist dhe anti-islamik i ekstremit të djathtë Wilders, udhëheqës i Partisë së Lirisë (PVV), njihet për mbështetjen e tij të fortë për Izraelin.

Vitet e fundit, ai ka mbrojtur të drejtën e Izraelit për të krijuar vendbanime në Bregun Perëndimor dhe shpesh ka përsëritur idenë se Jordania është Palestinë, duke sugjeruar se konflikti midis palestinezëve dhe Izraelit mund të zgjidhet duke zhvendosur palestinezët në Jordani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori