Vëllaznimi thellon krizën e Prishtinës, Hajvalia mbetet lider

Rivalët e vjetër, Prishtina dhe Vëllaznimi kanë luajtur baras (1:1), duke ndarë me këtë masë edhe pikët në ndeshjen e luajtur në terren të vështirë me shi gjatë tërë lojës.
Derbit ia prishën hijeshinë shikuesit e të dy ekipeve me incidentin e hapur që ndodhi para fillimit të pjesëlojës së dytë. Ndërsa, kuqezinjtë kanë goditur dy herë me top kornizën e portës.
Në minutën 53, talenti gjakovar Mevlan Zeka u ndal në zonën e prishtinasve, ndërsa gjuajtjen nga pika e bardhë e konvertoi në penallti, Kasapi.
Bardhekaltrit ia dolën që në minutën 71, të barazojnë në formën e njëjtë, ndërsa nga penalltia realizoi, Mentor Zhdrella për të shpëtuar një pikë për ekipin.
Në anën tjetër, Hajvalia mposhti Drenicën e Skenderajt me rezultat minimal (1:0), për të mbajtur kryesimin e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Enis Zabërgja në minutën 69 ishte golashënuesi i vetëm i tri pikëve për Hajvalinë./Sporti1/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Java 6
Prishtina - Vëllaznimi 1:1
Hajvalia - Drenica 1:0
Istogu - Ferizaj 1:0
E diel
Besa - Trepça
Ferronikeli - Llamkos Kosova
Trepça '89 - Drita






















































