LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Sami Lushtakut: Çfarë shteti është ky?

Vëllai i Sami Lushtakut: Çfarë shteti është ky?

Gjykata e Apelit gjatë ditës publikoi vendimin për rastin “Drenica I”, ku Kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku lirohet nga akuza për vrasje për të cilën Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishe dënuar atë me 12 vjet burg.

Por, Gjykata e Apelit i ka konfirmuar Lushtakut vetëm dënimin prej 7 vjetësh burg për përgjegjësi komanduese.


Ndërkaq pas këtij vendimi, ka reaguar familja e Sami Lushtakut.

Ukshin Lushtaku, vëllai i Sami Lushtakut, ka thënë për Klan Kosova se kishin shpresë që Gjykata e Apelit do jap vendim tjetër për rastin në fjalë.

Gashi e quan skandaloz vendimin e Apelit për rastin “Drenica”
Lexo po ashtu Gashi e quan skandaloz vendimin e Apelit për rastin “Drenica”

“Kemi pritur që Gjykata do ta lirojë Samiun dhe jo vetëm. Komandantët tanë po dënohen pa asnjë dëshmi” është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Lushtaku madje e përshkruajti edhe gjendjen në familje pas vendimit të Apelit për vëllain e tij i cili njëherit është dhe Kryetar i Komunës së Skënderajt.

“Jemi të shokuar, ky lajm për ne ka shkaktuar paralizë tek e gjithë familja. Si për gratë e shtëpisë tonë ashtu dhe për fëmijët”, ka thënë Ukshin Lushtaku, vëllai i Samiut.

Mergim Lushtaku: Një tjetër vendim skandaloz për “Grupin Drenica I”
Lexo po ashtu Mergim Lushtaku: Një tjetër vendim skandaloz për “Grupin Drenica I”

Ai nuk ka hezituar të fajësoj shtetin dhe gjykatën për dënimet që po u bëhen komandantëve të luftës së fundit në Kosovë.

“Nuk kemi gjyq, nuk kemi kryetar. Nuk e di çfarë shteti është ky. Unë nuk e di pse do të dalim ne në zgjedhje tashmë. Sami Lushtaku ka pas 90 % të votave vetëm sa ka qenë në burg. Kë ta zgjedhim kryetar tash”, ka përfunduar Ukshin Lushtaku, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori