LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i autorit: Aldisoni e donte shumë Arielnen, askush nuk mund ta ndalonte

Vëllai i autorit: Aldisoni e donte shumë Arielnen, askush nuk mund ta ndalonte

Aldison Belulaj i mori jetën Ariela Muratit për shkak se kjo e fundit nuk pranoi të martohej me të. Vëllai i autorit ka treguar se Aldisoni ishte i fiksuar keq pas Arielës dhe askush nuk mund ta ndalonte. Ndërsa për ditën e ngjarjes (e diel, 21 Janar) ai thotë se e dinte të vëllanë në Fier dhe jo në Tiranë. Madje shprehet se e kishin lënë të shkonin tek shtëpia e vajzës për sqarim.
Kishin biseduar me të ditën e ngjarjes, të dielën?

Po, kam folur. Nuk e dija që kishte shkuar në Tiranë. Mua më pati thënë se ishte në Fier. Kam folur në telefon, e kam pyetur se ku ishte e më tha se po pinte kafe. “Jam në Fier, po pi kafe me një shok dhe do vij”, kështu më pati thënë atë ditë. Më tha që të mos bëheshim merak se do të vinte. E kemi marrë në telefon gjithë ditën dhe gjithë kohës na ka thënë se ishte në Fier me një shok.


Ju kishte folur për ndonjë gjë në lidhje me vajzën?

Ai ishte tip shumë i mbyllur në vetvete dhe nuk i tregonte askujt për gjërat që bënte. Mua më thoshte shiko familjen tënde, ke fëmijët.

Ka pasur dëshmi se ju si familje kishit kërkuar dorën e vajzës te prindërit e saj. Si është e vërteta?

Ne vajtëm në shtëpi që të bënin një ballafaqim mes djalit dhe vajzës. Pasi vajza kishte mohuar çdo gjë, çdo lidhje me Aldin. Jo se i është kërkuar dora. Kemi shkuar për një sqarim. Kjo ka qenë situata. Atë ditë e kishim lënë për në fundjavë, që të flisnim tamam se si do të vazhdohej. Pra, për të dielën, ditën kur ndodhi ngjarja. Vajza nuk erdhi nga Tirana në fundjavë, por ndodhi ajo që ndodhi.

Në të vërtetë, a kanë pasur lidhje më përpara?

Është normale kjo. Të jesh me një vajzë 3 vjet e të mos kesh lidhje. Është lidhje 3- vjeçare, nuk është lidhje 1 apo 2-ditore.

Pra, vëllai juaj donte që këtë lidhje ta formalizonte, të shkonte drejt fejesës?

Aldi e donte shumë. E donte me shpirt. Nuk mund ta ndalonte dot askush atë që ndiente ai për atë. /Panorma/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori