LAJMI I FUNDIT:

Veljanovski: Bashkëpunimi i vendeve të EJL-së kyç për progresin e shteteve

Veljanovski: Bashkëpunimi i vendeve të EJL-së kyç për progresin e shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski sot pati fjalim në Sesionin e tretë plenar të Asamblesë parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) që po mbahet në Sofje. Veljanoski vlerësoi se që nga fillimi PBEJL paraqitet tentim i pavarur i vendeve nga Evropa Juglindore t’i organizojnë marrëdhëniet e ndërsjella në nivel multilateral, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Takimet e rregullta të nivelit më të lartë shtetëror, qeveritar dhe parlamentar janë indikator i rëndësishëm për frymën e kooperativitetit, kolegjialitetit dhe gatishmërisë për bashkëpunim në kuadër të Procesit. Ky zë autentik i rajonit solli deri në unitet më të madh, pajtim dhe kthim të besimit midis vendeve të rajonit, ndërsa nëpër vite u shndërrua në forum të rëndësishëm për dialog politik dhe diplomatik, në të cilin janë të përfshira të gjitha shtetet e Evropës Juglindore”, theksoi Veljanoski.


Ai shprehi bindje se përforcimi plotësues i AP e PBEJL-së, përmes formimit të Sekretariatit të përhershëm, edhe më shumë do ta përforcojë bashkëpunimin midis parlamenteve kombëtare të vendeve-pjesëmarrëse, si dhe bashkëpunimi me Parlamentin Evropian dhe kuvendet e tjera ndërparlamentare. /Telegrafi/