LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Pa Shqipëri të Bashkuar nuk ka Evropë të bashkuar

Veliu: Pa Shqipëri të Bashkuar nuk ka Evropë të bashkuar

Nën brohoritjen “Me Shqipëri s’pranojmë kufi”, qytetarë nga Prishtina, Shkupi e Çamëria janë bashkuar në Morinë, kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë për të kërkuar bashkimin etnik mes dy vendeve, ku zyrtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar thanë se qysh nesër do t’i dorëzojnë kërkesën për bashkim qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Këtë aktivitet Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka zgjedhur ta organizojëpër nder të 28 Nëntorit, ndërsa pjesëmarrësit në këtë aktivitet në mënyrë simbolike ngrenë emrat e qyteteve shqiptare, për të shprehur vullnetin e tyre për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912, për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.


Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu, tha se pa bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk ka as Evropë të bashkuar.

Veliu tha se janë tubuar që t’i bëjnë me dije politikës zyrtare të të dyja vendeve, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, se shqiptarët nuk pranojnë kufi mes vete.

“Qëllimi i këtij tubimi që t’i bëjmë me dije politikës zyrtare që nuk pranojmë kufi të imponuar. Shqiptarët e Bashkuar kërkojnë Shqipëri të bashkuar… ua bëjmë me dije gjithë armiqve tanë se shqiptarët janë të bashkuar përballë politikës së tyre shoviniste dhe nuk do të ketë kurrë Evropë te bashkuar me shqiptarë të ndarë në gjashtë pjesë. Pa Shqipëri të bashkuar nuk ka Evropë të Bashkuar. Dhe këtë duhet ta dijë edhe politika në Tiranë e në Prishtinë, politika e shteteve evropiane në Bruksel dhe ajo e SHBA-ve”, theksoi ai.

Ndërsa Frang Bardhi nga Tirana u bëri thirrje Qeverisë të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që t’i bëjnë detyrat e tyre për ti bashkuar shqiptarët në një shtet.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Tiranës dhe të Prishtinës, të cilët nuk po i zbatojnë dëshirat e popullit në dy krahët e kufirit. I bëjmë thirrje që sa më shpejtë të jetë e mundur t’i bëjnë detyrat e tyre t’i bashkojnë shqiptarët… Dhashtë Zoti që 28 Nëntorët e tjerë edhe Amerika na gjen të bashkuar”, u shpreh ai. Frashër Racaj nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, tha se trojet shqiptare janë ndarë padrejtësisht, përderisa edhe qytetarë nga Ilirida thanë se kufiri ndan krahët e shqiponjës dhe si i tillë duhet të largohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori