LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Përmirësimi i jetës së qytetarëve para bashkimit kombëtar

Veliaj: Përmirësimi i jetës së qytetarëve para bashkimit kombëtar

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës me homologun nga Prishtina, Shpend Ahmeti deklaroi se kryetarët duhet fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve para fjalimeve për bashkim kombëtar.

“Për mua është një absurd të flasim për komb të madh nëse ne na vdesin njerëzit nga ndotja e mjedisit”, tha Veliaj.


Në konferencën përmbyllëse të vizitës së kryetarit Veliaj në Prishtinë ai së bashku me kryetarin Ahmeti paralajmëruan një takim rajonal me kryetarët e komunave të Preshevës, Tetovës dhe Ulqinit.

Takimi do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor në Tiranë ku sipas kryetarëve do të diskutohen temat e urbanizimit, inovacionit, investimeve, transportit publik dhe mjedisit.

Kryetari Ahmeti vlerësoi se ky takim do të jetë i frytshëm meqenëse do të shkëmbehen përvoja me kryetarë që punojnë me popullsi shqiptare.

“Ideja e takimit të pesë bashkive për të shkëmbyer përvojat, mendoj se është një ide shumë e qëlluar. Kemi shumë ide që i marrim nga popujt e perëndimit por mentalitetin e popullit tonë nuk e njeh askush më mirë se vetë ne, prandaj është shumë i mirë ky organizim ndërshqiptar,” tha Ahmeti.

Ndërkaq Veliaj tha se ky takim paraqet një hap konkret dhe praktik drejt bashkimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë.

“Kur ne propozojmë të bëjmë një takim të komunave ku jeton një e treta e popullit tonë në rajon, unë besoj se kjo është shumë më praktike se të gjithë nacionalizmat që ne mund të dëgjojmë. Nëse ne arrijmë që përmes kësaj platforme të rrisim cilësinë për një të tretën e popullsisë shqiptare në rajon, unë besoj që ky në të vërtetë është një bashkim dhe kontribut konkret,” deklaroi Veliaj.

Në anën tjetër, Qemal Minxhozi u shpreh i befasuar me nivelin e diskutimeve mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Jam i impresionuar se sa jashtë politikës kanë qenë takimet dhe me bashkëpunimin e të gjitha partive politike në Kuvendin Komunal, një bashkëpunim në radhë të parë teknik jashtë hamendësimeve politike që mund të bëhen”, tha Minxhozi.

Rreth temës së bashkimit kombëtar Erion Veliaj foli edhe dje. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori