LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Kemi marrëveshje me aktorët, teatri i ri pa kullë do të jetë gati për 2-3 vite!? (Video)

Veliaj: Kemi marrëveshje me aktorët, teatri i ri pa kullë do të jetë gati për 2-3 vite!? (Video)

Pas një debati maratonë prej disa kohësh, artistët shqiptarë duket se kanë rënë dakord se duhet ndërtuar një Teatër i ri Kombëtar.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, arriti marrëveshje me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, duke bindur edhe aktorët më spektikë.


Në një lidhje telefonike për Report TV, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu marrëveshjen me artistët, duke deklaruar se toka e teatrit do të ketë vetëm teatrin dhe nuk do të ketë kullë sipër.

“Besoj prej pak muajsh ne arrijmë një negociatë të suksesshme, dhe pastaj mund të kemi shfaqjen e parë në teatrin e ri për 2-3 vite”, ka thënë ai. /Shqiptarja/