LAJMI I FUNDIT:

Veçori që shumëkush e ka pritur – si mund t’i editoni tekstin që e keni dërguar në telefonat Android

Veçori që shumëkush e ka pritur – si mund t’i editoni tekstin që e keni dërguar në telefonat Android

Në dhjetor të vitit 2023, llogaria AssembleDebug në X njoftoi se Google po punon për një veçori që do t’i lejonte përdoruesit e saj të redaktonin mesazhet që tashmë i kanë dërguar.

Së fundmi, kjo llogari ka zbuluar se veçoria e redaktimit po vjen me të vërtetë në aplikacionin Google Messages dhe përdoruesit do të kenë mundësi të modifikojnë një mesazh deri në 30 minuta pas dërgimit të tij, transmeton Telegrafi.


Pasi të shtypni mesazhin që dëshironi të modifikoni, klikoni ikonën e lapsit dhe do të iu shfaqet kutia me titullin “Editing message”. Pas redaktimit të tij, shtypni butonin dërgo dhe mesazhi origjinal do të zëvendësohet me atë të redaktuar.

AssembleDebug ishte në gjendje të shfaqte detaje nga ky funksion i ri, por duket se Google është ende duke punuar pasi kjo veçori nuk është shfaqur akoma.

Gjithashtu, përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin historinë e redaktimit të mesazhit, që do të thotë se një mesazh i vetëm mund të modifikohet disa herë.

Përdoruesit e Android e kanë kërkuar këtë veçori për një kohë të gjatë, dhe përfundimisht ai do të vijë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori