LAJMI I FUNDIT:

Vdiq babai mizor që vrau dhe e varrosi vajzën e tij në oborrin e shtëpisë

Vdiq babai mizor që vrau dhe e varrosi vajzën e tij në oborrin e shtëpisë

Gjatë së dielës, në reaminacionin e QSUT-së ka vdekur i dënuari 74-vjeçar, Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për vrasje Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai, së bashku me bashkëshorten Nurijen, ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës, vetëm 20 vjeçe.


Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996, pas kthimit të saj nga Italia, dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Ata kanë bërë të pamundurën që ky krim të mos zbulohej.

Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë, rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006. Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër, të akuzuar për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të krimit.

Për babanë e viktimës, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burgim.