LAJMI I FUNDIT:

Vdesin katër pacientë si pasojë e një zjarri në një spital të Rumanisë

Vdesin katër pacientë si pasojë e një zjarri në një spital të Rumanisë

Katër pacientë në një spital të Bukureshtit në Rumani kanë vdekur si pasojë e zjarrit që u shkaktua të premten.

Reklama

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19, u evakuuan rreth 102 persona të tjerë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3 të mëngjesit në një nga ndërtesat e spitalit Matei Bals. Katër dhoma u prekën si pasojë e këtij incidenti, i cili po hetohet edhe nga prokurorët.

Ndërtesa e këtij spitali ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht.

Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për pacientët e infektuar me COVID-19.

Pacientët e evakuuar kishin infeksione mesatare dhe disa infeksione të rënda ku shumica prej tyre ishin në oksigjeno-terapi.

Rreth 44 prej tyre janë dërguar në spitale të tjera të COVID-19 anembanë Bukureshtit, dhe pacientët e mbetur u rivendosën në ndërtesa të tjera në Matei Bals. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Beograd, analistja amerikane: Egoja e Vuçiqit s'po mund ta pranojë që miliona serbë nuk mund ta durojnë atë

Protestat në Beograd, analistja amerikane: Egoja e Vuçiqit s'po mund ta pranojë që miliona serbë nuk mund ta durojnë atë

Serbia
Kreu i Wagner-it: Ushtria ruse u përpoq të hidhte në erë luftëtarët e mi

Kreu i Wagner-it: Ushtria ruse u përpoq të hidhte në erë luftëtarët e mi

Evropa
Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Zelensky: Jemi gati për kundërofensivë

Evropa
Çfarë dimë për sulmet brenda territorit të Rusisë?

Çfarë dimë për sulmet brenda territorit të Rusisë?

Evropa
Pasagjerja ofendoi udhëtarët e tjerë deri sa u arrestua brenda një aeroplani në Las Vegas

Pasagjerja ofendoi udhëtarët e tjerë deri sa u arrestua brenda një aeroplani në Las Vegas

Amerika
Kreu i Wagnerit, Prigozhin tërheq trupat nga Bakhmuti

Kreu i Wagnerit, Prigozhin tërheq trupat nga Bakhmuti

Evropa
Kalo në kategori