LAJMI I FUNDIT:

Vdes personi i cili humbi dorën në vendin e punës në Pejë

Vdes personi i cili humbi dorën në vendin e punës në Pejë

Të mërkurën pasdite ka ndërruar jetë SH.F nga qyteti i Pejës, i cili dy ditë ma parë deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës kishte këputur dorën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.


Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk arriti tu bëjë ballë plagëve.

“Përkundër përkujdesjes dhe përpjekjeve maksimale nga stafi i mjekimit intensiv qendror, dje rreth orë 13.00 ka vdekur, meqë gjendja ishte e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Policia gjatë ditës së martë kishte njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Zhujë Selmani”.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një kompani, në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime trupore. Një nga makineritë ia ka këputur dorën”, thuhej në raportin 24-orësh. /Telegrafi/

Foto: Arkiv