LAJMI I FUNDIT:

Vdes një polic kufitar në Jarinë

Vdes një polic kufitar në Jarinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në pikën kufitare në Jarinë.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot në vendin e tij të punës derisa po shërbente në pikën kufitare.


Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka deklaruar se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në pikën kufitare në Jarinë dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinë. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani.

Ai thotë se dyshimet e para janë për vdekje natyrale.

Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas procedurave dërgohet te familja për varrim./Telegrafi/