LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Leposaviq, ishte rrokullisur me traktor

Vdes një person në Leposaviq, ishte rrokullisur me traktor
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje aksidentale në Leposaviq, ku një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me traktor.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 15:45 në Leposaviq.


Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/