LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në Deçan si pasojë e zjarrit

Vdes një person në Deçan si pasojë e zjarrit

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë dhomën e tij në fshatin Cerabreg të Epërm të Deçanit.

Këtë e konfirmoi në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.


Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.

“E konfirmoj si rast. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në dhomën e tij të fjetjes si pasojë e shpërthimit të një zjarri. Nga tymi sigurisht është gjendur i vdekur”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/