LAJMI I FUNDIT:

Vdes një kërçovar në rrugën Demir Hisar-Kërçovë

Vdes një kërçovar në rrugën Demir Hisar-Kërçovë

Një person ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20:50 në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Demir Hisar-Kërçovë, tek fshati liria Ilina e Madhe, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi policia, në udhëkryqin tek fshati Ilina e Madhe, ka ndodhur aksidenti ku K.A. (57) nga Kërçova, duke e drejtuar automjetin ‘Mercedes’ me targa të Kërçovës, e ka përplasur C.M. (58) nga Kërçova, i cili ka qëndruar pranë një automjeti të parkuar ‘Fiat Ducato’ me targa të Ohrit.


Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut dhe është kryer ekspertizë nga SPB Manastir. /Telegrafi/