LAJMI I FUNDIT:

Vdes në rrethana të paqarta azilkërkuesi kosovar në Gjermani

Vdes në rrethana të paqarta azilkërkuesi kosovar në Gjermani

Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e  dhunës së ushtruar nga ndokush.

Një numër makinash policore në mëngjesin e të enjtes kanë shkuar të alarmuara në ndërtesën ku strehohen azilkërkuesit në Giesen, Gjermani.


Policët duhej të qetësonin trazirat që kishin plasur lidhur me ndërhyrjen emergjente mjekësore aty, shkruan giesenerallgemeine.dce.

Bëhej fjalë për rastin emergjent të një azilkërkuesit 19 vjeçar nga Kosova, i cili u rianimua dhe pastaj u transportua për në spital, ku ai pak më vonë vdiq, transmeton albinfo.ch. Ndonëse ende nuk është sqaruar gjithçka rreth rastit tragjik, duket se vdekja e të riut nuk ka ardhur si pasojë e  dhunës së ushtruar nga ndokush.

Gazeta shkruan se trazirat kishin lindur në mes të familjarëve dhe azilkërkuesve tjerë, me rastin e ofrimit të ndihmës së parë të mjekëve që kishin ardhur me autoambulancë.

Për të qetësuar gjendjen, kishin ardhur pastaj 10 makina me policë, transmeton albinfo.ch. Shtendosjes së gjendjes i kanë shërbyer edhe disa azilkërkues në rolin e përkthyesve.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori