LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK personi i cili ishte akisdentuar në dhjetor në Ozdrim të Pejës

Vdes në QKUK personi i cili ishte akisdentuar në dhjetor në Ozdrim të Pejës

Ka vdekur në QKUK një person i gjinisë mashkullore i cili po trajtohej nga plagët e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 24 dhjetor në Ozdrim në Pejë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Ozdrim, Pejë 24.12.2022 – 17:35. Lidhur me rastin, me 14.01.2023 nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/