LAJMI I FUNDIT:

Vdes aktorja Fatime Llugiqi-Ademi

Vdes aktorja Fatime Llugiqi-Ademi

Aktorja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Fatime Llugiqi-Ademi, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj aktore, Egzona Ademi.

Fatime Llugiqi-Ademi, në fillim të viteve 1970, ajo ka mbaruar Shkollën e Lartë Pedagogjike, në grupin e artit dramatik në klasën e Faruk Begollit dhe të Bekim Fehmiut. Prej vitit 1973 e deri në pensionim, ishte aktore e ansamblit rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës.


Të enjten me datë 24.01.2019 mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës ne orën 11:00 dhe varrimi bëhet në orën 14:30 në varrezat në Lupç të Poshtëm, Komuna e Podujevës. /Telegrafi/