LAJMI I FUNDIT:

“I vdekuri” ngjallet para obduksionit, familja do të padisë mjekun

“I vdekuri” ngjallet para obduksionit, familja do të padisë mjekun

Gonzalo Montoy Jimenez (29) papritmas është “ngjallur” para autopsisë, raportojnë mediat lokale në Australi.

E tëra nisi kur Jimenez, i dënuar për vjedhje, nuk u paraqit në thirrjen e mëngjesit në burg.


Të burgosurit dhe rojtarët e gjetën në gjendje të palëvizshme duke qëndruar ulur në karrige në qeli.

Mjekët thanë se Jimenez nuk ka puls dhe e shpallën të vdekur.

Trupi u dërgua për obduksion në Institutin për forenzikë ku ndodhi “çudia”.

Jimenez “u ngjall” dhe duket se vuan nga epilepsia.  Ai nuk kishte marrë me rregull barnat gj[ që çoi te ndalja e frymëmarrjes, pas të cilës u shpall i vdekur.

Familja e Jimenez konsiderojnë se mjekët kanë shkelur protokollin e medicinës, pasi është e pamundur që tre mjekë njëkohësisht të shpallnin se është i vdekur. Sipas familjes, “vdekjen” e Jimenez e konstatoi një mjek, derisa dy të tjerët e nënshkruan dokumentin.

Jimenez ndodhet në spital, ndërkohë që familja e tij po përgatit padinë kundër mjekëve. /kp/