LAJMI I FUNDIT:

Vdekja në Prizren nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit, rrëfehen familjarët

Vdekja në Prizren nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit, rrëfehen familjarët

Një qytetar ka humbur jetën në Spitalin e Prizrenit. Sipas familjarëve të viktimës, deri te vdekja erdhi pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit.

Familjarët në Prizren kanë treguar se si pasojë e shpërthimit të bombolës së oksigjenit ka vdekur një pacient që ka qenë i shtrirë në këtë spital e që ka qenë i infektuar me coronavirus.

I biri i të ndjerit ka rrëfyer momentet e fundit me të atin.

“Momentet problematike me babin janë shfaq në orën 5:30 të mëngjesit, kur ajo boca ë bën filtrimin e oksigjenit ka pëlcit. Në ato momente babi ka mbet pa oksigjen që është shumë kritike për një të sëmurë me Covid-19 të shtrirë në spital me probleme me frymëmarrje”, tha ai në Kanal 10.

“Unë është dashtë me dalë jashtë me kërkuar ndihmë te teknikët. Kam dalë jashtë dhe për 5 ose 6 minuta nuk kemi mund me gjet një zëvendësim për qatë gotën e filtrimit … Kem lyp nëpër dhomat e tjera ku ka pas pacientë të shtrirë që me marrë e me zëvendësua e që nuk ka pas zëvendësim”, tha ai.

“Pasi e kemi gjet e kam shkua në dhomë babi ka qenë me nivel të saturimit ka qenë diku 37 e normalja është diku 95 saturimi me qenë. Pasi e kemi rregulluar çështjen e oksigjenomaskës babi ka nis me u përmirësua dhe ka ardhur saturimi diku 59 -60”.

“Pas 10 ose 15 minutave ka ardhur mjeku i turnit të natës. Ai tha se duhet me shkua në dhomë emergjente intensive. Ai ka insistua që me e dërgua në dhomë intensive. Babi me vullnetin e tij na ka thënë që s’do me shkua. Sepse me shkua në Intensivë u dashtë me i kallxua goxha do metra të gjata me shtrat lëvizës dhe ajo kohë u kon kritike deri te vdekja”, rrëfen djali i të ndjerit.

“Doktori ka insistuar që gjithqysh me u bo transporti prej dhomës numër 3 ORL në Intensivë me një bocë të oksigjenit portative të cilën ne e kemi përdor një ditë më herët. Babi me bocën e njëjtë ka shkua deri në banjo. Ajo bocë nuk u kon e mjaftueshme me mbuluar me oksigjen babin për me bo lëvizjen deri në banjo 15 metra dhe kthim pas deri te oksigjeni stabil i dhomës. I kam thënë mjekut që ajo nuk është e mjaftueshme për me çuar në intensivë, mjeku ka insistua që saturimi është poshtë dhe që s’po leni me bo punën si duhet’. Edhe pse babi ka refuzua unë jam pajtua. Mjekët e kanë marrë me dërguar me saturim 59 ose 60. Gjatë transportit të babit prej dhomës deri te Intensivi saturimi i ka shkua babit 43. Kur kemi shkua te ashensori ata s’kanë qenë të përgatitur. S’kanë pasur as kartelë me të cilën munden me çelë ashensorin dhe me hy brenda. Ne u dashtë para derës së ashensorit me prit për 3 ose 4 minuta derisa e kanë marrë një kartelë me çelë derën. Babi ka qenë në gjendje të vështirë në ato raste”, shpjegoi ai.

“Kemi hyp në ashensor unë babi dhe mjeku i turnit të natës që s’ja di emrin. Kemi tentuar me shkuar lartë por s’ka punuar lifti, s’ka punuar kartela s’di ku ka qenë problemi. Kur kemi mbërri një kat më lart lifti nuk është hapë dhe ne kemi mbet brenda në lift për 5 deri 7 minuta me babën me një gjendje kritike dhe me një bocë që unë i kam tregu mjeku paraprakisht që nuk është e mjaftueshme për babën. Edhe pse saturimi ka shkua duke u zbrit gradualisht me qëndrimin brenda liftit për 5 deri 7 minuta boca është ndalë krejt. S’ka pas oksigjen mjaftueshëm. Fatkeqësisht babi në ashensor më ka ndërruar jetë”, theksoi ai.

Ai tha se rastin e kanë lajmëruar në polici.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori