LAJMI I FUNDIT:

Vdekja misterioze e ministrit rus të Emergjencave, Yevgeny Zinichev – gjeneralit të besuar të Vladimir Putinit

Vdekja misterioze e ministrit rus të Emergjencave, Yevgeny Zinichev – gjeneralit të besuar të Vladimir Putinit

Një aksident ishte shkaku i vdekjes së ministrit rus të Emergjencave, Yevgeny Zinichev. Për shumë vite, ai ishte një njeri i besuar i presidentit Vladimir Putin. Kishte qenë oficer i mbrojtjes së afërt të Putinit, guvernator i Kaliningradit, zëvendësdrejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë dhe shef i një prej ministrive të rëndësishme të pushtetit shtetëror.

Sipas deklaratave zyrtare, gjenerali Zinichev, 55-vjeç, vdiq në mëngjesin e 8 shtatorit 2021, gjatë një vizite në pjesën arktike të Rusisë, deri sa po shpëtonte një anëtar të një ekipi filmi që kishte rënë nga buza e një shkëmbi në ujë.


Një ditë pas vdekjes, Putin i dha Zinichevit titullin “Hero i Rusisë“. Mirëpo, rrethanat aktuale të aksidentit mund të kenë qenë të ndryshme, thonë raportet jozyrtare. Sipas tyre, ishte ministri ai që ra në ujë dhe kameramani u përpoq ta shpëtonte. Me shumë gjasa, ne kurrë nuk do ta dimë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Sidoqoftë, vdekja e papritur e tij është një ngjarje e madhe politike në Rusi.

Në fund të fundit, ky veteran i KGB-së, Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO), Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe së fundi Ministrisë së Emergjencave, është konsideruar si një person me poste të larta shtetërore. Në të vërtetë, Zinichev ishte një nga disa oficerët më të besuar të Putinit.

Ministri rus i Emergjencave vdes në një aksident gjatë një stërvitje të mbrojtjes civile në Arktik
Lexo po ashtu Ministri rus i Emergjencave vdes në një aksident gjatë një stërvitje të mbrojtjes civile në Arktik

Ai shërbeu në FSO midis viteve 2006-2015. Gjithashtu ishte një nga ndihmësit e presidentit. Për më tepër, ai kishte shoqëruar Putin gjatë vizitave të tij në të gjithë vendin. Në vitin 2013, ai kreu trajnime në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Dy vite më vonë, ai u bë shefi i FSB-së në rajonin e Kaliningradit.

Në verën e vitit 2016, ai u emërua guvernator i Kaliningradit. Pas kthimit në Moskë, ai u bë zëvendësdrejtor i FSB -së. Në maj të 2018-së, Zinichev u emërua ministër i Emergjencave. Emërimi i tij mund të ketë kërcënuar ndikimin e ish-ministrit të këtij institucioni, Sergey Shoygu i cili më parë ishte emëruar ministër i Mbrojtjes.

Por “lufta” midis siloviki [politikanët e ardhur nga qarqet e sigurisë] nuk ndodhi. Në vend të kësaj, Zinichev u mendua si një pasardhës i mundshëm i shefit aktual të FSB-së, Aleksandar Bortnikov. Sidomos pasi atij iu dha grada Koloneli i Përgjithshëm nga vet Putini.

Vdekja e Zinichev ndikon në ekuilibrin e aparatit të fuqisë në Rusinë e Putinit. Kjo ngjarje siguron një “lehtësim” jo vetëm për Bortnikovin, por edhe shefin aktual të FSO-së, Dmitry Kochnev. Kohëve të fundit është spekuluar se Zinichev mund ta zëvendësonte atë.

Duhet gjithashtu të theksohet se vdekja e tij ngushton grupin e kandidatëve pretendentë për të pasuar Putinin. Për më tepër, ajo forcon pozitën e Shoygut, i cili tani mund t’i merr nën kontroll pasuritë e Ministrisë së Emergjencave dhe t’i bashkoj ato në Ministrinë e Mbrojtjes. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori