LAJMI I FUNDIT:

Vrasje e 15-vjeçarit në Gramsh, policia jep detaje nga sherri mes pesë adoleshentëve

Vrasje e 15-vjeçarit në Gramsh, policia jep detaje nga sherri mes pesë adoleshentëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Gramsh ku 15-vjeçari i identifikuar si Fatjon Bici ka humbur jetën, si pasojë e goditjeve me thikë.

Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se adoleshenti humbi jetën në spital pasi nuk u mbijetoi dot plagëve. Bëhet e ditur se i mituri kishte marrë një goditje në pjesë e gjoksit që i mori dhe jetën.


Mësohet se konflikti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku pesë të rinjtë u përfshin në konflikt.

Theret për vdekje 15-vjeçari në Gramsh të Elbasanit
Lexo po ashtu Theret për vdekje 15-vjeçari në Gramsh të Elbasanit

Ndërkohë pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, katër adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për hetimin e krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për tre shtetasit e tjerë të shoqëruar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori