LAJMI I FUNDIT:

Vazoja kineze e gjetur në një shtëpi të mbushur me kafshë shtëpiake shitet për 9 milionë dollarë

Vazoja kineze e gjetur në një shtëpi të mbushur me kafshë shtëpiake shitet për 9 milionë dollarë

Një vazo kineze, e harruar për një kohë të gjatë, e shitur dikur në ankand për vetëm 56 dollarë, është shitur në një ankand për rreth 9 milionë dollarë të shtunën, pasi u zbulua në shtëpinë e një gruaje të moshuar.

Siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, e përshkruar nga Sotheby si një “kryevepër e humbur”, artifakti i rrallë i shekullit të 18-të kaloi 50 vitet e fundit në një shtëpi të largët në Evropën qendrore të rrethuar nga macet dhe qentë, sipas ankandit.


Vazoja jashtëzakonisht e pazakontë – u bë posaçërisht për Perandorin Qianlong, i cili sundoi Kinën për më shumë se 60 vjet.

“Është një mrekulli që kjo vazo jashtëzakonisht e brishtë mbijetoi gjysmë shekulli në një shtëpi të rrethuar nga kafshët shtëpiake të panumërta”, ka thënë kryetari për Azi i Sotheby, Nicolas Chow, në një deklaratë për shtyp para shitjes.

Sotheby’s ia krediton zbulimin këshilltarit të artit me qendër në Amsterdam, Johan Bosch van Rosenthal, i cili gjeti vazon.

Gjithsesi, Sotheby’s nuk e ka specifikuar në cilin vend evropian ndodhet shtëpia, ndërsa thuhet se pronari, i cili është në vitet e 80-ta, besohet se e ka trashëguar vazon.

Të dhënat e Sotheby treguan gjithashtu se vazoja kishte kaluar nëpër shtëpinë e ankandit në Londër në 1954, duke u shitur vetëm 44 funte (56 dollarë), me vlerë rreth 1.500 dollarë në paratë e sotme, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Hulumtimi i ankandit zbuloi se ajo u shit përsëri më vonë atë vit për 80 funte (101 dollarë).

Artikulli i rrallë është në mesin e një numri të objekteve të tjera kineze të rizbuluara për të tërhequr shuma të mëdha në ankand në dekadën e kaluar.

Ndryshe, në vitin 2010, një vazo tjetër nga mbretërimi i Perandorit Qianlong u shit për 68 milionë dollarë – që në atë kohë besohej të ishte një rekord botëror për një vepër arti kineze pasi u gjet në një shtëpi në Londër.

Ndërsa në vitin 2018, një vazo e shekullit të 18-të, e gjetur në një kuti këpucësh në papafingo të një familjeje franceze, është shitur për 19 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori