LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të rritet numri i ushtarëve të vrarë rusë – Ukraina publikon të dhënat rreth humbjeve të shkaktuara Putinit

Vazhdon të rritet numri i ushtarëve të vrarë rusë – Ukraina publikon të dhënat rreth humbjeve të shkaktuara Putinit

Siç ka ndodhur edhe ditëve më parë, Ukraina ka publikuar edhe të dhënat më të fundit rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse.

Në këtë drejtim, të hënën, autoritetet e këtij vendi pretendojnë se – deri sot më 8 mars – ushtrisë ruse i kanë shkaktuar humbje të mëdha.


NATO-s mund t'i duhet të luftojë Rusinë tani ose më vonë, thotë ish-shefi i lartë ushtarak britanik
Lexo po ashtu NATO-s mund t'i duhet të luftojë Rusinë tani ose më vonë, thotë ish-shefi i lartë ushtarak britanik

Kështu, sipas të dhënave të fundit, Ukraina thotë se deri më sot, kanë vrarë 12 mijë ushtarë rusë, kanë shkatërruar 48 aeroplanë luftarakë dhe 80 helikopterë.

Veç këtyre, po sipas të dhënave nga Ukraina, janë shkatërruar 303 tanke, 120 njësi artilerike, 56 sisteme raketore – dhe jo vetëm.

Cilat janë tri opsionet e Putinit për t'i dhënë fund agresionit në Ukrainë?
Lexo po ashtu Cilat janë tri opsionet e Putinit për t'i dhënë fund agresionit në Ukrainë?

Ndryshe, siç ishte thënë gjatë të hënës, Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i agresionit rus – duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, kanë njoftuar zyrtarë ukrainas. /Telegrafi/