LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë tri opsionet e Putinit për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë?

Cilat janë tri opsionet e Putinit për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë?

Rusia po vazhdon agresionin e saj në Ukrainë për një javë të dytë, me disa qytete dhe qyteza që vuajnë nga granatimet intensive, plaçkitjet dhe mungesa e furnizimeve kritike.

Megjithatë, sipas asaj që vlerësojnë ekspertët, presidenti rus, Vladimir Putinit nuk i kanë dalë planet ashtu siç e kishte paramenduar.


Kështu, ai është gjendur në një situatë kur ka para vetes pak opsione.

NATO-s mund t'i duhet të luftojë Rusinë tani ose më vonë, thotë ish-shefi i lartë ushtarak britanik
Lexo po ashtu NATO-s mund t'i duhet të luftojë Rusinë tani ose më vonë, thotë ish-shefi i lartë ushtarak britanik

Dhe Dr. Chris Tuck, një ekspert në konflikt dhe siguri nga King’s College në Londër, thotë për Sky News se Putin tani ka tri opsione pasi dështoi të marrë kontrollin e Ukrainës shpejt, përcjell Telegrafi.

1. Përshkallëzimi i veprimeve ushtarake – duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve kimike ose bërthamore

Dr Tuck thotë se tashmë ka pasur elementë të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të Putinit me përdorimin e tij në rritje të fuqisë së zjarrit – por ai mendon se përdorimi i armëve kimike ose bërthamore “nuk është në plan”, përcjell Telegrafi.

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

2. ‘Zgjatja’ me ‘Planin Anaconda’

Dr Tuck thotë se Putin aktualisht po ndjek një strategji “zvarritjeje” duke kryer operacione ushtarake metodike për të rrethuar qendrat kryesore të rezistencës “dhe shpreson që morali ukrainas të bie”.

3. Negocimi i një marrëveshje paqeje

Dr Tuck thotë se një marrëveshje paqeje e negociuar nuk ka gjasa në këtë fazë “sepse Putini e ka lidhur veten aq shumë, në aspektin politik, me suksesin e këtij operacioni”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori