LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të bie vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve

Vazhdon të bie vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve

Milot Rashica ka mbetur te Werder Bremen, përkundër që emri i tij është lidhur me shumë skuadra të njohura evropiane gjatë verës.

Ylli kosovar nuk arriti dot të largohet, pasi Werder nuk kënaqej me ofertat që vinin në drejtim të tyre për vushtrriasin.

Një vit më herët, më saktësisht në dhjetor të vitit 2019 vlera e Rashicës kishte arritur në 35 milionë euro nga ‘Transfermarkt’, pasi edhe lojtari nga Kosova po shkëlqente me gola e asistime.

Por kjo vlerë që nga dhjetori i vitit të kaluar ka vazhduar duke rënë, teksa fillimisht ishte 28 milionë euro e pastaj në 22 milionë.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve ka bërë përditësimet e reja, ku vlera e Rashicës ka rënë edhe më shumë.

24-vjeçari tani nga kjo faqe vlerësohet vetëm 18 milionë euro.

Reprezentuesi kosovar pati një lëndim që i humbi disa takime, ndërsa deri më tani është paraqitur në vetëm katër sfida me Werderin.

Ai në 207 minuta sa qëndroi në fushë, nuk ka arritur ende të shënoj apo asistoj.

Gjithsesi interesimi i skuadrave të ndryshme për të vazhdon, ku Bayer Leverkusen mund të jetë ekipi i tij i ri, pasi ‘Farmacuetikët’ edhe në verë ishin më së afërmi për ta transferuar Rashicën.

Të interesuara mbesin edhe skuadrat tjera si Wolfsburg, Leeds United e RB Leipzig. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori