LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rënia e investimeve të jashtme në Maqedoni

Vazhdon rënia e investimeve të jashtme në Maqedoni

Niveli i investimeve të jashtm të drejtpërdrejta në Maqedoni ka rënë. Në fillim të këtij viti këto investime arritën në 33.59 milionë euro, që është minusi më i madh në katër vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga cili vend dhe në cilën sferë ka minus investimesh do të dihet në muajin maj, kur Banka Popullore t’i publikojë raportet e çerekut të parë.


Analistët ekonomik thonë se situata e tanishme politike kontribuon në uljen e investimeve, ose kompanitë e interesuar bëjnë analiza plotësuese për të qenë të kujdesshëm.

Në lidhje me investimet e jashtme, rrjeti BIRN ka kryer një analizë të tyre, ku del se për një dekadë është investuar 7 herë më pak se sa që është paralajmëruar, si edhe janë hapur më pak vende pune, si edhe kanë dështuar shumë investime të paralajmëruara./Telegrafi/