LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja e VV-së me Shpend Ahmetin në Prishtinë, për tenderin e qumështit

Vazhdon përplasja e VV-së me Shpend Ahmetin në Prishtinë, për tenderin e qumështit

Më 8 janar të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar në Prokurorinë e Prishtinës një kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit, në lidhje me dyshimet e tyre se ka “keqpërdorime në tenderin me qumësht”.

10 ditë më pas, një përplasje e re ka ndodhur mes VV-së dhe Shpend Ahmetit, të cilët kanë shkëmbyer akuza për të njejtën temë.


Në një konferencë për media, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e ka vlerësuar si absurd rritjen e çmimit të këtji tenderi, për furnizimin me qumësht të nxënësve nga klasa e parë deri te e pesta.

Pacolli ka pretenduar se çmimi i këtij tenderi është rritur për rreth 500 mijë euro, shkruan Telegrafi.

“Tani që më nuk udhëheq më në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje, nuk u zgjerua shujta për fëmjiët në nivelet e tjera. Por u ngrit çmimi. Nuk u përmirësua as shujta, por u rrit çmimi për 300% më shumë se ën vitin paraprak. Tashmë nuk paguhen 200 mijë euro për këtë tender, por rreth 700 mijë euro. Si arriti komuna e Prishtinës, ta parashikojë vlerën që në këtë vit doli 300% më e shtrejtë se për atë që e kishte parashikuar në vitin 2017”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes.

Ajo tutje ka kërkuar një sqarim nga kryetari Shpend Ahmeti, në lidhje me këtëo ndryshime në shumën e tenderit.

Kurse aktivisti i kësaj partie, Valdrin Ahmeti ka prezantuar disa dokumente me të cilat pretendon se dëshmohet keqpërdorimi për tenderin e qumështi.

Aktivisti i VV-së ka thënë se Prokuroria ka nisur hetimet ndaj kësaj lënde, që sipas tij tregon se buxheti i komunës është dëmtuar për 530 mijë euro.

“Dje prokuroria ka filluar zyrtarisht hetimet ndaj Shpend Ahmetit, në lidhje me keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht. Ky fillim i hetimeve tregon se kallëzimi penal, ka qenë përmbajtësor dhe nuk mund të anashkalohet. Jemi të bindur se hetimet në fund do të tregojnë, se nga ky keqpërdorim është dëmtuar buxheti i komunës në vlerë 530 mijë euro”, ka thënë Valdrin Ahmeti.

Por, ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

I pari i kryeqytetit në një përgjigje për Telegrafin, ka paralajmëruar se do të bëjë padi për shpifje, dhe kallëzim penal të rrejshëm.

Shpend Ahmeti, akuzat e VV-së i ka cilësuar si “gënjeshtra të përsëritura”.

“Nuk i komentoj gënjeshtrat e përsëritura të LVV. Jemi në përgatitje të padisë për shpifje dhe kallëzim penal të rrejshëm”, ka thënë shkurt Shpend Ahmeti.

Që nga largimi i Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka pasur disa akuza dhe kundër-akuza për qeverisjen në Prishtinë.

Gjithë kjo situatë kishte kulmuar në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Ahmeti shkarkoi nga pozitat e tyre drejtorët komunalë që vinin nga Vetëvendosja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori