LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon përplasja e ‘Jelekëve të Verdhë’ me policinë

Vazhdon përplasja e ‘Jelekëve të Verdhë’ me policinë

Përplasje janë shënuar sërish, këtë herë në mbarë Francën gjatë së shtunës, teksa rreth 84 mijë demonstrues të mbiquajtur tashmë “Jelekët e Verdhë” dolën nëpër rrugët e vendit për të dhjetën fundjavë radhazi, në protestat kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Demonstratat kaluan kryesisht të qeta në Paris, ku ishin mbledhur rreth 7 mijë vetë, edhe pse reporterë të Reuters kanë xhiruar disa përplasje të lehta mes policisë dhe demonstruesve, disa prej të cilëve edhe me maska, në zonën Invalides të kryeqytetit francez.


Protestuesit hodhën fishekzjarre, shishe dhe gurë drejt policisë, me këtë të fundit që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i zmbrapsur. “Macron, dorëhiqu!” ishte thirrja e disa prej protestuesve.

Protestat në Francë, katastrofë për ekonominë e vendit
Lexo po ashtu Protestat në Francë, katastrofë për ekonominë e vendit

Protestat e “Jelekëve të Verdhëve”, që morën këtë emër pikërisht prej jelekëve të verdhë që drejtuesit e mjeteve duhet të mbajnë me detyrim në automjetet e tyre, nisën në nëntor me në fokus kundërshtinë ndaj rritjes së planifikuar të taksave të karburantit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori