LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ndotja e lartë e ajrit në Shkup

Vazhdon ndotja e lartë e ajrit në Shkup

Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor prej mbrëmë tregonin koncentrime të grimcave PM 10 dhe mbi 200 mikrogramë në metër kub, ndërsa vlera më e lartë është regjistruar te Rektorati prej 301 në orën 2 pas mesnatës.

Sipas matjeve të publikuara, më i ndotur ishte ajri te Rektorati ku prej orës 20 koncentrimet rriten në 221,51 mikrogramë dhe arrijnë deri në 301 në orën 2 pas mesnatës. Edhe matjet e ardhshme të këtij stacioni tregojnë koncentrime të larta mbi të lejuarën me 248 të matura në orën 3 dhe 4 dhe 169 të matura në orën 5 dhe ende janë mbi 100 mikrogramë. Matja e fundit prej orës 9 me 153 mikrogramë.

Ajri i ndotur ishte edhe në Karposh dhe Gazi Babë. Në Karposh koncentime të larta mbi 100 janë matur prej orës 18 mbrëmë të cilat rriten deri në 211 në orën 20 dhe ruhen në matjet e ardhshme mes 100 dhe 200. Matja e fundit kishte evidentuar koncentrime prej 44 mikrogramëve.

Në Gazi Babë maksimumi prej 209 mikrogramëve janë matur në orën 22 dhe në mesnatë edhe 202 mikrogramë në orën 4, dhe mbi 100 lëvizin deri në matjen e fundit në orën 9.

Gjorçe Petrovi, gjithashtu, dje pas orës 16 evidentoi koncentrime mbi 100 mikrogramë.

Në stacionin matës në Qendër, sipas asaj që është publikuar në ueb faqen, ndërsa në orën 18 mbrëmë dhe tani koncentrimet lëviznin rreth 80 mikrogramë dhe arrinin deri në 98 në orën 18.

Rekomandime për mbrojtje të popullsisë dërgohen në rast të tejkalimit të pragut të informimit për grimca të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra PM 10 në dy ditë të ardhshme me koncentrime të mesme ditore mbi 100 µg/m3./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori