LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu: Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat për vazhdimin e projektit në tërësi

Vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu: Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat për vazhdimin e projektit në tërësi

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka bërë të ditur se është duke vazhduar ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës.

Aliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përpjekja e tyre për ndërtimin e shtëpive të para në veri të Republikës së Kosovës, veçse ka marrë rrugën e duhur.


“Shumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Telegrafi/