LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për vdekjen e Tamarës

Vazhdon gjykimi për vdekjen e Tamarës

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për 12 të akuzuar në lëndën për vdekjen e Tamarës.

Në seancën e kaluar që kur u lexua akuza, të akuzuarit u deklaruan se nuk ndihen fajtorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për këtë lëndë, sipas kumtesës së Prokurorisë Publike, të akuzuar janë anëtarët e Komisionit mjekësor të shkallës së parë dhe të dytë, që kanë sjell vendimin negativ për mjekimin e Tamarës jashtë Maqedonisë, si dhe dy ish-drejtorët e atëhershëm të Fondit për sigurim shëndetësor dhe kryetari i Këshillit Drejtues të Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë.

Tamara Dimovska në vitin 2015 ndërroi jetë duke pritur operacionin në kurriz jashtë vendit./Telegrafi/