LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjykimi për “Magyar Telekom”

Vazhdon gjykimi për “Magyar Telekom”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdohet gjykimi kundër ish drejtorit të përgjithshëm dhe atij financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe arritjes së marrëveshjes fiktive për shërbime konsultuese me kompanitë nga Qipro, të njohur si “Magyar Telekom”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkva, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Lile Stefonaovska nga PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në seancën e sotme, siç është paralajmërua, prokurorja Stefanovska duhet të deklarohet për kërkesën e mbrojtjes si dëshmitar të dëgjohet edhe ish kryeministri Vllado Buçkovski në kohën e të cilit është nënshkruar protokolli midis Qeverisë dhe Telekomit të Maqedonisë.

Për shkak të obligimeve të punës, në seancën e fundit nuk dëshmoi ish-zbuluesi Sllobodan Bogoevski. Dëshmia e tij duhet të caktohet në mënyrë shtesë.

Gjykimi për “Magyar Telekom” filloi në vitin 2011 dhe më pas rastin e mori PSP.

Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë Atila Sendrei, drejtori financiar, Rolf Pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Ata dyshohen se kanë arritur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë konsultuese nga Qipra “Chaltechs holdings Limited” dhe në mënyrë e kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe buxhetin e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori