Në emisionin “Shiko kush Luan” përveç argëtimit, ka bërë të sqarohen edhe shumë çështje mes personazheve të njohura publike.

Kështu ndodhi së fundmi me tre artistët shqiptarë njëherësh trekëndëshin e konfliktit, Samanta-Ronela-Zerka.


Fillimisht ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, kjo e fundit po ashtu gjeti një rast për të kthyer përgjigje, dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë të sajën.

111111111 2 Ronela në Shiko kush Luan (Foto: YouTube)

Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam”, është shprehur Ronela duke befasuar të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës.

fujo 1 Foto: Shiko Kush Luan/YouTube

Ndërkohë, Young Zerka dhe Ronela vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, por akoma nuk kanë deklaruar asgjë për romancën e tyre, pavarësisht thashethemeve e komenteve në rrjetet sociale. /Telegrafi/