LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat e studentëve, sot bllokohet Fakulteti i Arteve

Vazhdojnë protestat e studentëve, sot bllokohet Fakulteti i Arteve

Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, do të protestojnë sot lidhur me kushtet jo të mira të studentëve në Fakultetin e Arteve.

Përmes një njoftimi për media studentët kanë bërë të ditur se gjendja në këtë fakultet është shqetësuese sidomos heqja e akreditimit të shumicës së programeve.


Parlamenti Studentor bllokon Rektoratin, kërkon shkarkimin e bordit të UP-së
Lexo po ashtu Parlamenti Studentor bllokon Rektoratin, kërkon shkarkimin e bordit të UP-së

Njoftimi i plotë:

Parlamenti Studentor së bashku me Këshillin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, sot e Enjte 25.04.2019, nga ora 8:20 tek objekti i Dekanatit, do ta bllokojmë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menagjmentin e UP-së, sepse nuk u morën seriozishtë asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë Fakultet, ku mungojnë shumë hapësirat adekuate, materialet dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty.
Gjithashtu shqetësuese është edhe heqja e akreditimit të shumicës së programeve, dhe ju ftoj që ti shihni nga afër edhe kushtet në këtë Fakultet.
Ne po fillojmë që ta shprehim pakënaqësinë tonë me bojkotim të procesit mësimor nga Fakulteti i Arteve (jo rasishtë) i cili ka mungesë të theksuar të kushteve elementare, sot paralajmërohen Bordi dhe Menagjmenti i UP-së se do të bllokohet vetëm njëra njësi akademike e më pas do të vazhdojmë edhe me Fakultete tjera në javën që vjen me dy Fakultete të tjera deri në bllokimin e të gjitha njësive akademike.
Për temat e përgjithshme që i kemi ngritur edhe më herët por nuk janë marr parasysh, jemi kundër Bordit Partiak dhe çdo ndërhyrje në punën e Parlamentit studentor në vend se ata të merren me tema që na preokupojnë neve si student të UP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori