Për gati 2 orë Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka bllokuar hyrjen e Rektoratit të UP-së në shenjë proteste për mos realizim të kërkesës së tyre që të shkarkohet bordi i UP-së.
Parlamenti Studentor po kërkon që të shkarkohet bordi i UP-së, pasi sipas tyre ata janë të politizuar dhe nuk po merren me problemet reale të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ndër kërkesat e tyre është edhe anulimi i vendimit që studentët për t’u regjistruar për studime master dhe në doktoraturë të kenë certifikatë të gjuhëve të huaja.
Derisa studentët kanë qëndruar para Rektoratit aty nuk janë lejuar që të hyjnë stafi, ku ndër ata që janë penguar të hyjnë ka qenë Prorektorja për buxhet dhe financa Myrvete Badivuku dhe Prorektori për kërkime shkencore Faton Berisha.
Në emër të Parlamentit Studentor ka folur Arlind Basha, i cili njëherësh është edhe nënkryetar i organizatës studentore “Reforma”, i cili ka thënë se këto aktivitete i kanë filluar për të shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen në UP.
“Bordi nuk po merret me shqyrtimin e kërkesave të cilat ne i kemi parashtruar që nga 1 tetori kur ne udhëheqim si koalicion Parlamentin Studentor. Bordi po merret vetëm me përfaqësimin e interesave partiake të caktuara, ky bord që është komplet partiak dhe që e kemi parashtruar kërkesë edhe ministrit Shyqiri Bytyqi, e kemi parashtruar kërkesë që të bëjë shkarkimin e këtij bordi për shkak se është komplet partiak. Ata nuk po përfaqësojnë dhe nuk po kryejnë detyrat e tyre siç duhet, por po ndikojnë dhe po ndërhyjnë në punët e Parlamentit Studentor duke i detyruar Parlamentin Studentor edhe të marrë mbledhje të jashtëzakonshme gjë që nuk është detyrë e tyre, detyrë e tyre është mbikëqyrja. Përveç kësaj, ata janë komplet politik”, tha ai.
Basha ka thënë se kërkesë e tyre është edhe funksionalizimi i ndërtesës së Fakultetit të Bujqësisë, pasi sipas tij ndërtimi ka filluar në vitin 2012 dhe janë shpenzuar rreth 5 milionë euro për ndërtimin e tij dhe ende studentët nuk mund ta shfrytëzojnë.
Ai ka thënë se studentët e UP-së përballen me kushte të vështira, duke përmendur se nuk kanë literaturë të mjaftueshme, mungesë të laboratorëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe kushte shumë të vështira në Fakultetin e Arteve.
“Ne jemi mbledhur këtu sepse bordi nuk po merret, nuk po i shqyrton kërkesat dhe detyrat e tyre, këto kërkesa të cilat ne i kemi ndaj tyre, jo vetëm për objekte ne kemi ngritur kërkesë edhe për nepotizëm, për seksizëm, për literaturë. Sidomos vendimi i fundit që është marrë nga MAShT-i që cdo studentë që të ketë të drejtë të regjistrohet në master dhe në doktoraturë duhet të certifikohet për kurs me një certifikatë të gjuhëve të huaja dhe këtë duhet ta bëjë duke shkuar dhe duke e paguar një kurs të cilin e cakton Ministria e Arsimit, pse të ndodh kjo. Atëherë çfarë qëllimi ka Fakulteti Filologjik për gjuhën angleze, ata janë të diplomuar të gjuhës angleze dhe nëse dëshirojnë të vazhdojnë master të gjuhës angleze atëherë ata duhet të certifikohen në gjuhën angleze në një kurs të cilin e cakton MAShT, do të thotë kjo është e gjitha për përfitime personale”, u shpreh ai.
Në rast të mos përmirësimit të gjendjes, ai ka thënë se do të organizojnë edhe protesta të tjera.
Ndërkaq, Erzen Hyseni nga organizata “Paqja Studentore”, ka thënë se ndikimi i politikës në UP nuk është problemi i vetëm me të cilën përballet ky universitet, derisa ka përmendur disa nga vështirësitë me të cilat përballen studentët.
“E dimë që Universiteti i Prishtinës ballafaqohet me një mori problemesh, problemi i vetëm nuk është vetëm ndikimi i politikës në universitet, por kemi edhe probleme të tjera. Mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, kemi një mungesë shumë të madhe të literaturës në gjuhën shqipe dhe pastaj studentët detyrohen që të gjejnë alternativa tjera, siç është shembull t’i përkthejnë tekstet e ndryshme nga gjuha angleze. Një gjë të tillë është dashur ta bëjë Universiteti i Prishtinës. Po ashtu, kemi edhe një sërë problemesh siç është puna praktike në Universitet, ku studentëve nuk iu mundësohet që të kenë punë praktike dhe pastaj e kanë shumë problem që të ballafaqohen pastaj me tregun e punës. Prandaj, është shumë e nevojshme që Universiteti i Prishtinës t’iu sigurojë këtyre studentëve një punë praktike”, tha ai.
Parlamenti Studentor përbëhet nga katër organizata të cilat janë “Reforma në proces”, “USPE”, “Paqja studentore” dhe “SKV”, e që edhe ditën e djeshme kanë mbajtur një protestë para Rektoratit të UP-së./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre