LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përpjekjet për revitalizimin e Çarshisë së Shkupit

Vazhdojnë përpjekjet për revitalizimin e Çarshisë së Shkupit

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi bashkë me zyrtarët e Komunës së Çairit sot vizituan Çarshinë e Shkupit për të parë nga afër vendosjen e vitrinave të disa dyqaneve në Çarshi të cilat po bëhen në kuadër të projektit për revitalizimin e Çarshisë dhe për rikthimin e pamjes autentike të saj, gjë e cila po planifikohet që moti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu me qëllim që të shohim se si po shkon projekti në fjalë për vitrinat dhe mbishkrimet. Ky projekt bëhet me të vetmin qëllim që të ruhet kultura , tradita, fryma e Çarshisë, me qëllim që të bëhet unifikimi i vitrinave”, tha për Alsat-M, Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.


“Asnjëherë nuk është mjaftueshëm por ne jemi në përfundim të pjesës së parë. Ajo duhet të përfundon por duhet t’i përmbahemi standardeve”, deklaroi kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi.

Por, për qytetarët, ndërrimi i vitrinave nuk paraqet investim për Çarshinë. Ata thonë se Çarshia është e lënë krejtësisht pas dore. Ata madje tërheqin paralele mes anës së majtë dhe të djathtë e Vardarit.

“Nuk po bëhet mjaftueshëm për Çarshinë, duhet shumë më shumë të punohet, siç po punohet andej urës ashtu edhe këndej duhet, atje sa punohet këndej as 10 – 20% shi i saj nuk po bëhet. Këtu nuk Çarshi shumë pak po bëhet, por edhe kjo nuk është keq”.

“Asgjë nuk po bëhet për Çarshinë, më shumë po vjedhin se punojnë” .

“Çarshia do shumë investim, jo vetëm vitrinat t’i ndërrohen, ose një reflektor të vendoset. Çarshia kërkon mirëmbajtje. Çarshia për investime është shumë dobët, unë për vete nuk jam i kënaqur sepse nuk shoh diçka të re dhe të mirë si në Evropë apo si në pjesën tjetër të Shkupit, ne s’duam më shumë, por çfarë ka nga ana andej të ketë edhe këndej”.

“Aspak nuk po investohet në Çarshi, Çarshia është e lënë mbas dore, gati të mos them disa shekuj”.

Të njëjtin fat po përjeton edhe “ Bit Pazari ” për të cilin prononcimet e fundit nga kompetentët ishin se brenda muajit shkurt apo mars do të fillojnë punimet, por gjendja e tij ende është e bllokuar dhe sa vjen e bëhet më kaotike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori