LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë gjykimet për lëndët “Toplik” dhe “Titanik 3”

Vazhdojnë gjykimet për lëndët “Toplik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Toplik” dhe “Titanik 3”.

Në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte dhe pesë persona tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka themeluar Komision për ofertim publik, ku ka urdhëruar të zgjidhet një ofertues për blerjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad”, edhe pse kompania nuk i plotësonte kushte për të.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të prishjes së marrëveshjes me fajin e ministrisë, e ka obliguar ministrinë të paguaj 1 milion euro me kamatë personit juridik “San Siti”. Sipas Prokurorisë, Janakieski dhe personat tjerë të akuzuar e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë apo për 1 milion e 44.000 euro.

Gjithashtu në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata ngarkohen se si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale kanë shkatërruar material zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori