LAJMI I FUNDIT:

I vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj 6-vjeçares në Prishtinë

I vazhdohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj 6-vjeçares në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, personit i cili dyshohet për veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një 6-vjeçareje në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zyrtarja për informim publik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit H.M, të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajve, nga data 25 tetor 2022 deri me datë 26 dhjetor 2022”, ka thënë Gashi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më tetë shtator kishte bërë të ditur se të njëjtit të dyshuar i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Po ashtu, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 korrik kishte bërë të ditur se të pandehurit H.M, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçareje, i është vënë masa e paraburgimit prej një muajsh.

Vetëm të mërkurën e 27 korrikut të vitit 2022, ishin raportuar tri raste të sulmeve seksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet.

Për njërin nga këto raste, i ndodhur në kryeqytet, RTVD ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori