LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimisht keni rënie të imunitetit: Shkaktar mund të jetë mungesa e kësaj vitamine!

Vazhdimisht keni rënie të imunitetit: Shkaktar mund të jetë mungesa e kësaj vitamine!

Ekzistojnë shumë arsye për shkak të të cilave ndiejmë lodhje dhe rraskapitje, ndërsa njëra ndër më të shpeshtat është mungesa e vitaminave dhe e mineraleve

Mungesa e vitaminës B mund të shkaktojë lodhje ekstreme, transmeton Telegrafi.


“Më së shpeshti njerëzve u mungon vitamina B12”, thotë Cedrina Calder, dr. mjekësie, dhe shton që ajo mund të shkaktojë komplikime të ndryshme shëndetësore siç janë rraskapitja, humbja e frymëmarrjes dhe rrahjet e shpejta të zemrës.

Dr. Calder tregon se ndodh kështu, sepse mungesa e vitaminës B12 mund të ulë numrin e rruazave të kuqe të gjakut. Veç kësaj, mund të shfaqet edhe lodhja, mpirja e duarve dhe e këmbëve.

Rezerva tepër të vogla të vitaminës B12 ndikojnë edhe në sistemin nervor. Për shkak të mungesës së vitaminës B12 ndihemi të irrituar, kemi probleme me kujtesën dhe depresionin. Gjithashtu mund të shfaqen edhe afte në gojë.

Më të prirët ndaj mungesës së vitaminës B12 janë të moshuarit, vegjetarianët, veganët, ata të cilët kanë probleme me tretjen apo kanë pasur operacion në lukth dhe zorrë, si edhe alkoolistët.

“Duke u plakur, humbin aftësinë e absorbimit të vitaminës B12 nga ushqimi”, thotë dr. i mjekësisë Sidnej Grin. Mungesë të vitaminës B12 kanë veganët dhe vegjetarianët, sepse ajo vitaminë gjendet në produkte të dorës së dytë të mishit dhe kafshëve.

Për të shtuar marrjen e vitaminës B12 hani mish, peshk, produkte të qumështit dhe vezë. Nëse nuk i konsumoni produktet me prejardhje shtazore, merrni shtesat e vitaminës B12. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori